Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enelejd Alibeaj, e nisi fjalën e tij në seancën e parlamentit me një kritikë ndaj mungesës së kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se në këtë ditë, kryeministri duhej të ishte i pranishëm në Kuvend, pasi do të diskutohej një çështje me mjaft rëndësi, që ka të bëjë me programin qeverisës. Ndër të tjera ai tha se qytetarët nuk e dinë se çfarë përmban programi dhe debatet e propozimet e opozitës, do e qartësojnë më shumë atë.

“E nderuar zonjë.

Është e treta seancë që të ndodh e njëjta gjë. E dëgjove përgjërimin e kryeministrit, për gra që duhen respektuar, për shumicën e grave deputete, në parlament, për ju personalisht.

Ai ka dhënë mundësinë që ju të jeni e drejtë, në respekt të rregullores. Ç’a do të thotë? Do të thotë që të ruani të drejtat e pakicës. Të paktën respekto rregulloren, e ajo është fare e qartë. Neve dje patëm debatin në konferencë faktin që duhet të ishim bërë gati të gjithë deputetët sepse shqiptarët s’e dinë çfarë ka programi qeveritar. Ju kërkuam madje kohën e duhur për t’u përgatitur, siç rregullorja e thotë. Ju dhamë mundësinë për ditën e premte, por ju ngurruat, sepse është caktuar seanca e parë në marrëveshje mes kryeministrit dhe kryetares së kuvendit.

Ju refuzuat, sepse kryeministri duhej të ishte prezent. Patëm durimin sot të dëgjonim broçkulla. Është çështje e mënyrës se si do të drejtoni këtë parlament. Ju keni dëshirën për të vendosur rregulla në këtë parlament, garant të së cilës jeni ju.

Kryeministri por iu vendos në siklet pa arsye. Ne kërkojmë për detyrim kushtetues, moral e ligjor për ata që po na ndjekin. Peng e ka marrë ai për një punë më të rëndësishme”, Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb