Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje mënyrën se si Rithemelimi do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majin.

Ai u shpreh se ky është një vendim që do të merret nga organet kolegjiale të partisë, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka bërë përpjekje për mos lejuar regjistrimin e PD në KQZ, përpjekje kjo që kulmoi me vendimin e djeshëm në Apel.

Bylykbashi ka komentuar edhe në lidhje me alternativat për një bashkëpunim me Alibeajn apo me konkurrimin në zgjedhje nën siglën e Partisë së Lirisë.

“Vendime që i marrin organet kolegjiale të partisë, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar.
Diskutuam një seri çështjesh që do diskutohen me forumet. Nuk ka ekuivok që ne hyjmë në zgjedhje.
Nuk mund t’jau them mekanizmin që do përdorim.

Ka disa alternative. Në marrëveshjen politike me Partinë e Lirisë nuk thuhet do të jemi në koalicion. Këto janë deklarime që janë bërë më herët. Ne hyjmë në zgjedhje për të fituar. Sistemi që ka ngritur Rama është si të pengojë PD të hyjë në zgjedhje e ta zëvendësojë me një surrogat.

Në këtë moment Alibeaj nuk çon dot kandidatë në KQZ se nuk është kryetar partie. Nuk ka asnjë vule, Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është zhbërë.

Nuk u prish vendimi e u pushua çështja, çështja u kthye në rigjykim për arsye procedurale.
11 dhjetori është sërish për tu rishqyrtuar.

PD nuk e mbyll historinë e saj në 14 maj.

Rama nuk do që PD të regjistrohet në zgjedhje. Nuk munden replikat të zëvendësojnë PD.

Sa i përket kandidatëve të përbashkët me grupin Alibeaj, Berisha tha familja e demokratëve është në një sulm të Ramës për ta shpërbërë, për këtë ka përdorur instrumente të brendshme.

Ai tha: Të gjithë duhet të bashkohemi. Thirrje edhe për deputetët.

Alibeaj dhe Basdha nuk kanë asnjë tagër dhe nuk mund të bëjnë ftesë për deputetët ë tu thonë ejani se ju marrim ne nën sqetull, kandidatëve të Primareve.

Kandidatët e Primareve do hyjnë në zgjedhje, janë kandidatë të PD”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb