Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar kryeministrit Rama, në lidhje me deklaratat e mëparshme mbi Tomorr Alizotin.

Ai tha se Rama nuk duhej të fliste për një gjë të tillë për sa kohë e di që Alizoti ka kaluar jetën në burgje dhe për vuajtjen që ai ka kaluar atje.

Teksa Alibeaj fliste, Rama u ngrit nga vendi i tij dhe u pozicionua në foltoren e Kuvendit. Pasi demokrati tha se në mes të socialistëve kishte dhe non-grata, Rama i kërkoi atij që të zbulonte emrat.

“Në çështje kaq delikate që kanë qenë burgjeve, acarohesh kur të thonë diçka të thjeshtë.

Askush nuk të kërkon të mbash përgjegjësi se çfarë kanë bërë të parët e tu. Por je kryeministër dhe për të qenë demokrat siç ke predikuar dikur, duhet të bëjë një gjë.

Një shkrim nga ’92, Bedri Spahiu, i vetmi që pat një farë kthjellimi se çfarëkishin bërë të parët e vet. Ti vetë, nuk ke një brejtje ndërgjegjeje se çfarë kanë bërë të parët e tu për të mos e politizuar. Kjo do të lartësonte më i gjatë seç je. E di që ai gjithë jetën e vet e ka kaluar burgjeve. Ke një ndjesi njerëzore se çka hequr ai. E ke vetëm hipokrizi ndaj iku ai.

Askush nuk të kërkon të mbash përgjegjësi për ata, e dyta, se ke nisur prej kohësh të thuash non grata, për të qenë i ndershëm, po ti shih non gratat e tu, ke 3, 2, 3 i ke andej”, tha ai.

Rama: Ma trego një

Alibeaj: Ti di të lexosh shqip dhe anglisht lexo DASH-in dhe Departamentin e Thesarit. Kjo të tregonte ty amerikanin, pro perëndimorin. Është më e thjeshta që mund të bësh.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb