Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, publikon një video të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ka sjellë kriminelë dhe korrupsion në qeverinë e tij.

Në mesazhin e tij përbri videos, Alibeaj thekson se PD do ta largojë Ramën dhe do të sjellë ndryshimin e shpresën në Shqipëri.

“Pas 8 vjet dështimesh, Rama sjell kriminelë dhe korrupsion në qeverinë e tij – një qeveri që kujdeset për veten e saj sh jo për njerëzit. Ne do ta largojmë Ramën dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë në Shqipëri! Me ne Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë!”, shkruan Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb