TIRANË

Debati në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 është shoqëruar me argumente dhe kundër argumente mes të ftuarve. Analisti Andi Bushati tha se veprimi i opozitës për  djegien e mandatave  ishte ekstrem, por e vetmja rrugë që kishte në dispozicion.

Nga ana tjetër, botuesi dhe gazetari Karlo Bollino në replikë me Enkelejd Alibeajn u përplasën “live” për vetingun në politikë. Alibeaj iu drejtua Bollinos duke i thënë se nuk arrin dot ta kapë në gjuhën shqipe, ndërsa gazetari pranoi “disfatën” duke pohuar se në gjuhë shqipe nuk ia del, por kjo shtoi ai, nuk do ta pengonte të idetifikojë logjikën e gabuar.

PJESË NGA DEBATI:

Bushati: Opozita u gjet me disa armë që janë të paligjshme në një lojë normale. Nga rruga ligjore besoj se PD dhe LSI janë bindur që të marrin në dorë “armët”, sepse nuk kishte rrugë tjetër.

Bollino: Denoncimi edhe rezistenca civile duke denoncuar skandalet që ndodhin, kjo është ajo që duhet të bëjë opozita. Sot jeni më të dobët. Sot ishin katër mijë veta.

Alibeaj: Është e vërtetë ajo që tha Bushati, ndoshta jemi të vonuar. Ezauruam aktin e parë si një opozitë e përgjegjshme të ishim konstruktiv për vetingun politik. Karlo nuk më kap dot në gjuhën shqipe.

Bollino: Sigurisht që në gjuhë jo, por në logjikë po!

Duke u ndalur tek protesta e 16 shkurtit, zoti Bollino u shpreh se aty ishin mbledhur militantët dhe e quajti thjesht një miting i thirrur nga partitë.

“Ata janë shqiptarë Carlo, ti je homofob”,- iu përgjigj Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa Bollino shtoi se: “Në demokraci qeveria nuk rrëzohet nga mitingjet, por nga nismat, lëvizjet popullore. Për ta bërë këtë duhet një bajraktar politik që e udhëheq lëvizjen. Nëse protesta juaj bazohet mbi elemente të pavërtetë, bie besueshmëria juaj”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb