“17 651 çështje është stoku në Apelin e Tiranës”, kështu u shpreh Enkeljed Alibeaj në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Gjithashtu Alibeaj tha se publiku me këtë vendim duhet të shpenzojë më shumë para, ndërsa shtroi pyetjen se si kanë arritur të garantojnë rritjen e cilësisë.

“Për vitin 2021 KLGJ ka zhvilluar 10 procedime disiplinore. Paralelisht vijon edhe procesi i Vettingun. Një sisteme organesh si Vettingu ecën ka një lloj produkti, ndërkohë KLGJ ka këto shifra të ulëta. E di që nuk është një proces vetëm i juaji , varet dhe nga ILD , por do doja të dija pse qëndron kjo. Si shpjegohet që KLGJ ka këtë procedim të ulët ndaj vendimmarrjes së gjyqtarëve. A keni kryer ju një studim ku të propozoni zgjidhje se si të eliminohet kjo situatë”, tha Alibeaj.

Nga ana e saj kryetarja e KLGJ Naureda Llagami, tha se Gjykatat e Shkallës së Parë duhet të kenë shtatë gjyqtarë.

“Po të shohim gjykatën e shkallës së parë administrative, Tirana sot është një nga Gjykatat më efektive. Pra edhe gjykimi i specializuar nuk dështon. S’mund të specializojmë dot sot gjyqtarë me gjykata të vogla, nuk mundet ai të jetë efektiv. Kemi shkuar drejt specializimit të gjyqtarit. Kemi analizuar tri vite prurje për gjykata kemi shkuar edhe në katër, për të arritur këtu ku jemi”, tha Llagami, duke shtuar:  “Sot standardi dhe objektivi është eficenca. Komponentët për ta realizuar këtë në i kemi analizuar. Unë siguroj që Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ përgjegjës për eficencën. Ne sot mund të kemi gjykatën 5 minuta larg shtëpisë, por nuk marrim shërbim dhe për këtë menduar se si ta zgjidhim këtë për qytetarin. Kemi arritur që të mos kemi mbyllje shërbimesh.

Kritik është shprehur deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, pasi sipas tij ka një mosrakordancë mes asaj çfarë ndodh dhe asaj çfarë veprohet në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb