Ish-kryeministri Sali Beriaha ka folur për rikthimet në PD, që u konkretizuan në Kuvendin e 30 prillit. Ai tha se ata erdhën në vendin e tyre dhe se kanë kontribut në parti, e kjo është parë sipas tij me sy të mirë nga demokratët.

“Politika ka një moral. Myslim Murrizi, Rudina Hajdari ishin dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve nga PD. Në Kuvendin e 30 prillit u votua një rezolutë ku dënohej ky akt dhe përcaktohej. Zoti Murrizi dhe zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën. Asnjëri prej tyre nuk devijuan nga qëndrimi opozitar. Në këtë kontekst, në politikë nëse njeh gabimet, denoncon gabimet, je i detyruar t’u japësh të drejtën atyre që nuk i pranuan në kohë. E njëjta gjë është edhe me zonjën Topalli, e cila bashkë me zotin Patozi, Arben Imami dhe me të tjerë me një pusi të shëmtuar politike u asgjësuan si politikanë në PD. E kam thënë atëherë edhe publikisht. Me aktin dhe pusinë që u zuri Basha atyre u dha të drejtë, të drejtën e zotit për të ndërmarrë çdo akt politik ndaj teje. Nuk mund të veprohej në atë mënyrë kurrë. Ai mund të kishte kundërshtira me ta, mospëlqime, por nga ish-nënkryetarë partie, nga ish-drejtues për 25 vite individë për të cilët nuk kishte asnjë fakt, provë, dokument se kishin shkelur ligjet, t’i bëje të paqenë vetëm se të bënin hije ty dhe kjo ishte e vërteta. Ai kthim jo se ishte i duhur, por i vonuar. Unë mund të them se për kohën që ata ishin qëndruan opozitë e vërtetë për PD, në çdo rrethanë”, tha Berisha.

Ish-kryedemokrati foli gjithashtu edhe për Alibeajn, për të cilin tha se sillet si ministër i Edi Ramës.

“Gjithçka zhvillohet në atë proces. Deri sot është bërë e qartë se është manipulimi i pastër i Edi Ramës. Nga zarfet sekrete si në shpellat e Cosa Nostra-s, tek angazhimi dhe loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është skenar i turpshëm dinjitoz vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Askush tjetër ndonjëherë nuk ka ndërmarrë një proces të tillë në historinë e vendit. Ky është procesi më i diskretituar që mund të zhvillohet dhe bëhet ndonjëherë. Këshilli kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtij procesi e për të marrë vendimin politik. Natyrisht parimet janë të qarta. Edi Rama nuk mundet, do të haset me opozitën e vërtetë. Ky është ajo që unë mund të them. Është e kotë të diskutohet për emrin që diskutuat, veçse ai s’bën gjë tjetër vetëm sillet si ministër i Ramës”, përfundoi ish-kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb