Në një intervistë në “News24”, Edi Paloka u shpreh i bindur së në grupin e PD nuk ka asnjë ndryshim.

Ai reagoi me kritika ndaj Enkelejd Alibeaj duke theksuar se vetëm është përdorur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se kryeministri ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës, por sipas tij nuk ia ka dalë dhe nuk do të arrijë të ia dalë.

Sakaq ai theksoi se revolucioni nuk bëhet vetëm me pushkë, por me të gjitha format për të arritur deri në rrëzimit e regjimit.

“Nuk ka asnjë ndryshim në grupin e PD. Grupi i PD është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit,. Loja e Ramës për të hequr e kufizuar të drejtat e deputetëve të PD ka nisur që në fillim dhe ka gjetur bashkëpunëtor tek Alibeaj dhe kjo është e ditur. Rama dëshiron zhdukjen e opozitës dhe bën çdo përpjekje për ta arritur. Por kjo mbetet një tentativë e Ramës për të mbyllur gojën e opozitës, por në as nuk e kemi lejuar dhe as nuk do ta lejojmë. Ne nuk kemi as qeveri dhe as një parlament normal. Jemi përballë një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Paloka ritheksoi se Alibeaj është i keqpërdorur nga kryeministri Rama.

“Çdo vendim që mund të marrë është nul, është vendim i Ramës. Që në momentin që e merr atë vendim është marrë paraprakisht vesh me Edi Ramën. Alibeaj thjesht i ngre topin, sepse del me justifikimin më idiot Rama pastaj dhe thotë kjo është çështje e tij. Grupi parlamentar i DP është ai që u zgjodh nga demokratët në 25 prill dhe çdo deputet i PD ka detyrimin t’i përgjigjet qytetarëve që e kanë sjellë në atë parlament. Çështja e grupit është në parlament, ballafaqimi me Ramën dhe këtë qeveri kriminale dhe të korruptuar. Kush futet në lojë me Ramën nuk është më as pjesë e PD dhe as e opozitës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb