TIRANE- Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra e Avokates se Shtetit dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në një status në Facebook, ai tregon ato që sipas tij janë prapaskenat e këtij shkarkimi. Alibeaj shprehet se “Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë”.

Statusi i Alibeaj

Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: