Përplasja mes Presidencës dhe mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, për të cilat presidenti Ilir Meta ka bërë edhe kallëzim penal, ka sjellë reagimin e ashpër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në një dalje publike për mediat, zëvendëssekretari i LSI-së Luan Rama theksoi se denoncimet e vazhdueshme të shkeljeve nga ana e përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të qeverisë, tregojnë sipas tij përpjekjet për të marrë Kushtetutën. Mes të tjera ai theksoi se çdo përpjekje e qeverisë për t’u fshehur pas koronavirusit apo dhe krimovirusit që të kapë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu Luan Rama u beri thirrje shqiptareve qe t’i bashkohen manifestim për mbrojtjen e Republikës më 2 mars.

“Denoncimi i vazhdueshëm i shkeljeve sistematike dhe të njëpasnjëshme në bashkëpunim i përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të qeverisë, në përpjekje për të marrë në mënyrë antikushtetuese kompetencat e institucioneve dhe autoriteteve të tjera kushtetuese, siç është në rastin konkret përpjekja për të marrë me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat e Presidentit të Republikës, është dëshmia më e qartë dhe shfaqja më alarmante e antikushtetutshmërisë dhe e panikut në të cilën vepron grupi i strukturuar i keqbërësve në qeveri në dhunim të Kushtetutës. Në këto kushte, jo për të bërë presion, po për të bërë apel që organet e zbatimit të ligjit, dhe në mënyrë të veçantë, organet e SPAK-ut, duhet të ndërhyjnë menjëherë sipas urdhëresave që burojnë nga Kodi i Procedurës Penale, për të ndaluar veprimin e mëtejshëm të keqbërësve kudo që ata gjenden, në KED apo në MD, pra në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo në Ministrinë e Drejtësisë, në Kuvend apo në qeveri, në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit, të parandalohet thellimi i mëtejshëm i të gjithë funksionarëve të këtyre institucioneve në shkelje të ligjit. Ndërkaq, nga an tjetër, duhet të zbardhet e vërteta e puçit kushtetues, në përpjekje për të rrëzuar Republikën.

Në këtë kontekst, veprimi i menjëhershëm i SPAK-ut, është imperativë për të vendosur autoritetin e ligjit pikë së pari; për të ndëshkuar keqbërësit pikë së dyti; dhe ajo çfarë është e rëndësishme, për të treguar integritet dhe paanësi në zbatimin e ligjit, ç’ka do të bënte që SPAK-u te jepte përmes shembullit konkret, mesazhin e parë tek qytetarët shqiptar të cilët mund dhe duhet të kenë besim tek reforma në drejtësi dhe tek institucionet e reja të qeverisjes së drejtësisë. Por ndërkaq, çdo përpjekje për të krijuar alibi apo çdo alibi për t’u fshehur pas coronavirusit apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për antikushtetuetshmërinë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën. Prandaj, data 2 mars është data që ndan shqiptarët që duan Shqipërinë, shqiptarët që duan atdheun, shqiptarët që respektojnë dhe nderojnë Kushtetutën, përballë çetës së horrave dhe falsifikatorëve, që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe Gjykatën Kushtetuese, për t’ia kundërvënë pastaj këtë institucion për interesat e tyre kriminale, interesave europiane të vendit.
Data 2 mars është datë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë të gjithë bashkë, në anën e Republikës, për të qenë bashkë në anën e Kushtetutës.”, -tha Luan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: