Gazetari i News24, Erion Skëndaj thotë se në spitalin COVID-2 kanë mbetur vetëm 3 pacientë me COVID-19, ndërkohë në pavionin e këtij spitali vijon të marrë trajtim dhe deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi i cili nuk ka më COVID-19 por virusi e la me pneumoni.

Ndërkohë në spitalin infektiv COVID-1 janë 21 pacientë nga të cilët 1 grua shtatzënë nga Fieri në gjendje të moderuar.

Po ashtu bie në sy se 2 ditët e fundit ka raste në Berat, madje rikthim rastesh pasi për disa kohë kjo zonë s’kishte më COVID-19 por sot 50% e rasteve u shënuan në Berat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb