Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi në emisionin Kjo javë në News24 se as Ilir Alimehmeti dhe as Jorida Tabaku nuk do të jenë kandidatë për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, të dy kanë refuzuar kandidimin, pasi janë të angazhuar me programet e tyre përkatëse. Ai theksoi se PD do të kërkojë një emër të njohur për kandidaturën.

Këlliçi nuk përjashtoi mundësinë që kandidati të vijë edhe nga jashtë Partisë Demokratike.

Belind Këlliçi: Ilir Alimehmetin e kam mik, por ai nuk do jetë kandidat, sepse nuk ka dashur ai vetë që të jetë kandidat.  E para si kandidate që duhej propozuar për Bashkinë e Tiranës, për mendimin tim, duhet të ishte Jorida Tabaku. Por ajo ka programin e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk i vë aspak faj, sapo ka nisur mandatin dhe është krejt legjitime.

E njëjta gjë ndodh edhe me Ilir Alimehmetin. Edhe ai thotë se kam programin tim. Ata janë thirrur, nuk kanë pranuar. Ne do përpiqemi të gjejmë një kandidaturë, pse jo edhe jashtë PD-së. Duhet të jetë një person i njohur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb