Koordinatori Politik i PD për Beratin, Tomorr Alizoti, ka zhvilluar këtë pasdite një vizitë në tregun e fruta-perimeve.

Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve, Alizoti është njohur me vështirësitë e shumta që kalojnë tregtarët e vegjël.

“Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill”, është shprehur ai.

Ai ka vijuar me mesazhin se “më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie” do të ketë për qytetarët.

Alizoti është njohur edhe me vështirësitë që hasin tregtarët, duke mos patur asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb