Dega e Al Kaedës në Jemen, të cilat zyrtarët e kanë quajtur si degën më të rrezikshme të grupit terrorist, ka lëshuar dy komunikata kërcënuese të reja ku lëvdon sulmet e fundit të stilit ‘ujku i vetmuar’ kundër Perëndimit dhe bën thirrje për më shumë sulme të tilla.

“Ne ju nxisim për të arritur Amerikën në shtëpinë e vet dhe më gjerë”, thotë një letër e cila i atribuohet Ibrahim al-Asiri, mjeshtrit të bërjes së bombave të Al Kaedës në Gadishullin Arabik.

Letra, sipas një përkthimi nga faqja Grupi Inteligjent, thotë: “Amerika është e para.”

CNN nuk është në gjendje të vërtetojë nëse letra është shkruar vetë nga al-Asiri, por letra ka tërhequr vëmendjen e gjurmuesve terrorist si MEMRI.

Një zyrtar i kundërterrorizmit amerikan e përshkroi letrën si “në përputhje me retorikën që kreu i ri ka deklaruar pas marrjes së degës më aktive të al Kaedës që është e njohur për kërcënimet e shumta kundër vendeve perëndimore”.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: