Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni nga foltorja e Kuvendit duke bërë një përmbledhje të ngjarjeve që kanë karakterizuar zhvillimet në vend, pasojat e tërmetit dhe pandemia apo dhe protestat e fundit, deklaroi se për krimet shtëtërore në të kaluarën nuk ka pasur asnjë dorëheqje.

Hyseni pohoi se këto ngjarje treguan se shteti shqiptar është i konsoliduar dhe se PS ka ditur si të reagojë ndaj këtyre situatave. Mes të tjerash ai tha se pritshmëritë e 2021 do të jenë pozitive, duke marrë shkas dhe nga zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij qytetarët do të votojnë për një mandat të tretë për PS-në.

“Ky vit ka qenë i vështirë, që u karakterizua nga dy tërmete të tmerrshme. Ne treguam se dimë të reagojmë, si një familje. Me anë të një demonstrimi të paimagjinueshëm. U gjendëm në krah të njerëzve në nevojë. Reaguam me paketa ndihmëse, për rindërtimin e shtëpive dhe institucioneve. Duke treguar se shqiptarët dhe ne socialistët dimë të bëjmë shtet. Ekonomia edhe pse u dëmtua, nuk u gjunjëzua. Investimet nuk u prekën, por u ruajtën. Ky ishte reagimi i një shteti të konsoliduar. Ky vit do të jetë më i madhe, edhe nga buxheti që kemi miratuar,. Me paga të rritura, dhe kjo do të sjellë rritje të konsumit. 2021 do të jetë dhe më i mirë politikisht, duke marrë parasysh 25 prillin, ku do të ecin me rrugën e progresit, duke i dhënë Edi Ramës, një mandat të tretë. Shëndet e të mira, një vit të begatë!”, tha Hyseni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb