Alketa Vejsiu ka thyer heshtjen pas dy vitesh dhe ka bërë e para hapin për të rregulluar raportet me Arilena Arën. Të paktën publikisht. Ato kanë patur një raport shumë të ngushtë, të nisur vite më parë kur Arilena, ende fëmijë mori pjesë te ‘Gjeniu i vogël’ ku Alketa ishte prezantuese. Lidhja mes tyre u forcua edhe më shumë gjatë edicionit të dytë të X-Factor ku ishin sërish në të njëjtat role konkurrente dhe prezantuese. Mirëpo, hera e tretë që u bënë bashkë nuk përfundoi mirë. Po flasim për ‘Festivalin e Këngës’ të vitit 2019.

Arilena arriti të triumfonte për të na përfaqësuar në ‘Eurovision’ duke i lënë vendin e dytë Elvana Gjatës. Gjë që shkaktoi shumë bujë dhe kontestime, me publikun që u nda në dy kampe: ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvanën. E kampit të dytë duket se i përkiste edhe Alketa.

Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i. Më pas të njëjtën gjë bëri edhe Alketa. Në një intervistë në ‘Opinion’ në shkurt të 2020 prezantuesja u shpreh krenare për fitoren e Arilenës, për të cilën u shpreh se është një vajzë super e talentuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)


“Jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Nuk ka dyshim që është një vajzë super e talentuar. Kam patur vetëm një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit sepse Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritizohen njerëit që janë afër nesh ata zënë vend pune, ata marrin çmime, por kam qenë kundra zgjedhjes së pjesë tjetër të stafit që ajo të ishte pjesë e festivalit vetëm për këtë shkak se mos u presë ëndrrat të tjerëve. Është 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte por jo në kurriz të kësaj kauze”.

Gjithsesi kjo nuk e rregulloi raportin e tyre. Por sot, pas dy vitesh, Alketa vendos të thyejë akullin, duke publikuar në Instagram një video të shkëputur nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon. “Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, -ka shkruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim. Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb