Moderatorja Alketa Vejsiu u kujdes për detajet e dasmës mbretërore. Pas ceremonisë madhështore, Alketa ka postuar një foto me Elia Zaharian në ‘Instagram’ ku ka rrëfyer edhe një sekret, “Elia që e vogël kishte ëndërr të gjente një princ”, dhe tashmë ëndrra e saj u bë realitet.

Moderatorja ka rrëfyer për miqësinë me Elian, që në fëmijëri, kur ajo pikturonte, këndonte, shkruante poezi e vallëzonte.

“Këto sy gjithë dritë që shkëlqejnë do të më kujtojnë miken time të vjetër të fëmijërisë, vajzën me shumë talente që admiroja, që shkruante poezi, pikturonte, këndonte dhe vallëzonte dhe kishte ëndërr që një ditë të gjente një princ dhe të jetonte një përrallë! Jeta nuk është martesa, por përralla e gjithë ditëve që pasojnë atë moment magjik! Faleminderit që ndatë me mua ditën tuaj të madhe. Përralla le të vazhdojë me: Jetuan të lumtur përgjithmonë”- shkruan Alketa në “Instagram”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: