TIRANË

“Shqiptarët për shqiptarët” sot transmetuan historinë e dhimbshme të Alkidit, 19 vjeç.  Alkidi vuan nga skolioza që prej 11 vitesh. A i banon në zonën e Laprakës në Tiranë.

https://youtu.be/N2CcjIMr7eo

Kur ishte vetëm 15 vjeç nuk mundi më të ecë, u gozhdua pas një karrigeje me rrota. Sëmundja i ka avancuar me kalimin e viteve. I janë dëmtuar nervat e këmbëve prej sëmundjes. Alkidi ka probleme shëndetësore edhe me zemrën. Flet ngadalë. Mjekët i thanë se kishte shance të ngrihej në këmbë, por operacioni kushton 22.000 euro.

https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be

Edhe pse është 19 vjeç , ka mbaruar klasën e 9-të më shumë vështirësi për shkak të sëmundjes. Alkidi i paralizuar nuk ka shumë miq, shok ka maçokun por edhe Falvion, i cili e viziton herë pas here në banesë. Babai ka tentuar të shesë edhe shtëpinë, por e pamundur pasi jeton në një godinë me vëllezërit dhe nuk e blen njeri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb