TIRANË

Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhëniës, ndërsa ka arrestuar 8 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme duke përfshirë alkoolin e shpejtësinë tej normave. Në funksion të patrullimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, dhe shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidente, rrugoret e kryeqytetit po vijojnë patrullimet dhe verifikimet e shtuara në të gjithë territorin, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit, janë:
arrestuar ne kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi dhe 1 për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

pezulluar 40 leje drejtimi nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

janë proceduar administrativisht 42 drejtues mjetesh për qarkullim me mjete me xhamat e parë të errësuar; proceduar administrativisht 6 drejtues mjetesh për sisteme shtesë pamore dhe zanore; vendosur 1 250 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në fundjavë dhe më shumë durim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht nga drejtuesit e mjeteve që kane si destinacion zonat bregdetare, të cilët duhet të zgjedhin orare dhe rrugë alternative të përshtatshme, jo pikun e trafikut, dhe të shmangin sa të mundin rrugët në të cilat po bëhen punime të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb