Një person i armatosur me thikë ka sulmuar një komisariat policie në periferi të Barcelonës në Spanjë, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Autori, një 29-vjeçar me origjinë algjeriane ka arritur të futet deri në recepsion, para se të vritej nga policia katalanase.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 6 në stacionin e policisë në Cornellà de Llobregat. Burimet e policisë thanë se oficerët u përpoqën të zmbrapsnin sulmin përpara se të hapnin zjarr.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb