Policia franceze e ka qëlluar një person në stacionin e trenave “Saint-Lazare”, në Paris. Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje. Ai nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Akber. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks.

Sipas dokumenteve të identitetit që i janë gjetur në trup, i dyshuari është lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë shkaku i kërcënimeve e dhunës së mëhershme, por nuk ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: