Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” çështja e trajnerit të ri mbetet pika më e nxehtë e se ardhmes. Ndërmjet Agnellit dhe Allegrit ka nisur një “luftë e ftohtë”, askush nuk dëshiron të hedh hapin i pari, askush nuk flet. Prej kohësh është programuar një takim ndërmjet presidentit dhe trajnerit, një takim që ende nuk ka një datë fikse, një detaj që le gjithçka të hapur për të ardhmen.

La Gazzetta
La Gazzetta

Mediat italiane shkruajnë se Allegri kërkon të marr maksimumin nga ky takim me presidentin. Trajneri kërkon një kontratë tre vjeçare dhe 10-12 milion euro neto në sezon. Në kërkesat e tij përfshihen edhe 4 blerje të rëndësishme( 2 mbrojtës, 1 mesfushor dhe 1 sulmues).

Allegri Juve Milan 16 01 19
Allegri Juve Milan 16 01 19

Kërkesat e Allegrit në dukje janë logjike por me sa duket drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm t’ia plotësojnë. Në këto kushte presidenti Agnelli nuk dëshiron të kapet në befasi, në pritje që të takohet me Allegrin është duke studiuar tregun.

Conte për momentin nuk bën pjesë në planet e tij, ndërsa Dechamps ndihet komod në stolin e përfaqësueses franceze. Pochetino me deklaratën e fundit i lëshoi një sinjal Juves, ndërsa ëndërr vijon të mbetet Pep Guardiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb