Juventus luan nesër në transfertën e Freiburg. Bardhezinjtë arritnë të fitonin 1-0 në ndeshjen e parë në Europa League, teksa këtë të enjte do synojnë biletën për në fazën tjetër. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri ka bërë analizën e sezonit në konferencën për shtyp.

“Ajo që vlen sot, nuk vlen më nesër. Në kampionat grumbulluam 53 pikë në fushë, duhet të marrim më shumë për të siguruar që në fund të kampionatit të jemi në Champions League. Në Champions League këtë vit mbetëm në fazën e grupeve, tani po mendojmë për Europa League, një kompeticion me ekipe të mira dhe të vështira. Janë Manchester United, Arsenal, Roma, si dhe Freiburg aty, i treti në Bundesligë. Pastaj do të bëjmë një bilanc në fund të sezonit.

Si është Di Maria? Ai humbi disa seanca stërvitore,  bëri një seancë të diferencuar këtë mëngjes. Argjentinasi është më mirë, por mendoj se është shumë e vështirë që të luajë titullar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb