LIGA E KAMPIONËVE- Trajneri i Juventusit, Allegri, ka deklaruar se kartoni i kuq për Cristiano Ronaldon kundër Valencias, është një provë që sistemi VAR duhet të aplikohet sa më parë në Ligën e Kampionëve.

“Djemtë ja dolën mirë sonte, përderisa kishin shumë mundësi shënimi para se të largohet Ronaldon, pastaj ne e merituam që të kalojmë në epërsi”, tha ai për “Sky Sport Italia.

Ai e pranoi se kishte tensione mes lojtarëve, por djemtë e drejtuar prej tij arritën të marri fitoren edhe pa portugezin, Cristiano Ronaldo.

“Ishte natyrale që kur shkonim drejt fundit të kishte hapësirë për Valencian që të shënonte, por Szczesny nuk e lejoi këtë pasi që mbrojti një penallti në minutat shtesë të takimit. Natyrisht, tensionet u rritën drejt fundit dhe ka pasur mundësi edhe për kartonë të tjerë. Nuk është lehtë të luash këtu, Valencia luan futboll agresiv, atmosfera është pasiononte por djemtë ja dolën mirë kundrejt sulmeve të Valencias”, shtoi Allegri.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb