Maximilliano Allegri mbetet një trajner i madh në botën e futbollit. Tekniku i Juventusit nuk flet shumë për jetën e tij private, teksa preferon ta mbajë larg syrit të kamerave. Gjithsesi, mediet italiane ia dalin të hulumtojnë gjithmonë diçka të re. Sipas Gazzetta dello Sport, “timonieri” ka denoncuar ish partneren e tij, Claudia Ughi, për shpërdorimin e parave të cilat ishin të caktuara për kujdesin ndaj fëmijëve.

 

Yu

 

Të dy ishin ndarë në vitin 2017 pas 13 vitesh bashkëjetesë dhe tani trajneri i Juventusit do të kishte zbuluar, bazuar në atë që rezulton nga deklarata e llogarisë, se paratë e destinuara për fëmijët e tyre do të ishin përdorur për të paguar shkollimin universitar të një vajze, që ajo kishte pasur nga një lidhje e mëparshme.  Guardia di Finanza po heton pasi thuhet se janë rreth 200 mijë euro të shpenzuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb