Dy ditë më parë, përpara sfidës me Napolin, Max Allegri u shpreh i bindur se Alvaro Morata nuk do të largohet nga Juve, të paktën jo deri në përfundim të këtij sezoni, duke e konsideruar si pjesë të rëndësishme. Pavarësisht këtij fakti, në Spanjë e mendojnë ndryshe, asgjë nuk është mbyllur në lidhje me Morata.
Sipas të përditshmes Sport: Xavi insiston, nuk heq dorë nga Morata dhe tratativa mund të filloj sërish menjëherë pas përfundimit të finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Inter dhe Juventus.
(BalkanWeb)