Juventus do të përballet me Salernitanën në mesjavë, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Trajneri i bardhezinjve, Max Allegri i ka habitur të gjithë të pranishmit në konferencë, duke u shprehur se nëse shikon renditjen, bëhet fjalë për një ndeshje direkte.

“Nëse sheh renditjen, sfida kundër Salernitanës është një përballje direkte. Do të jetë një ndeshje e komplikuar në një ambient të vështirë dhe do të jetë e rëndësishme që të kemi qëndrimin dhe sjelljen e duhur. Ne duhet të arrijmë sa më shpejt 40 pikë, aq sa mjaftojnë për të siguruar mbijetesën.Më vjen për të qeshur, por e tillë është situata. Objektivi i parë është që të kapin atë që qëndron para nesh në renditje. Bonucci, Pogba dhe Paredes nuk janë të gatshëm për këtë takim” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb