Tifozët e Juventusit janë të shqetësuar për Paul Pogba. Mesfushori francez nuk është rikuperuar ende dhe sipas fjalëve të trajnerit Allegri, për ta parë në fushë atë, do duhen 20 ditë.

“Pogba nuk mund të thirret për ndeshjen e radhës, ai është në bokse për momentin. Më vjen keq ta them, por është realiteti. Ai po punon që të jetë sërish i disponueshëm, por nuk mund t’ju them se kur do të kthehet. Ndoshta per 20 ditë nuk e di” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb