“Në “Allianz Arena” do bëjmë një ndeshje të madhe, do jeta nata e Juves”. Max Allegri shfaqet optimist në konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Bayern-in: “Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, nëse jo, atëherë kemi pak shanse. Bayern kontrollon lojën në 60-70 % por ka edhe pika të dobëta. E kemi parë.

Mungesat? Dybala-n e lashë në shtëpi për të mos rrezikuar më shumë, sezoni zgjat edhe për dy muaj të tjerë në të gjithë frontet. Duke folur për këtë mund të them se kemi një grup të madh lojtarët që nuk na lejon të shohim mungesat. Do të jetë një Juve në lartësinë e ndeshjeve më të mira që ka zhvilluar.

Mandzukic? Të shohim, por është mirë. Dëgjoj që flasin për dramë, nuk ka dramë, cilido që do të zbres në fushë do të zhvilloj një ndeshje të madhe, jam i sigurt. Na duhet të fitojmë ose të barazojmë 3-3, duhet një ndeshje e madhe për këtë dhe pak fat. Ata kanë frikë nga ne.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb