Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me kampionët aktual të kësaj gare, ku vërehen mungesat e Medhi Benatias dhe Miralem Pjanica, për shkak të kartonëve.

Por Allegri e jep lajmin e madh që Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë kthyer nga lëndimet.
“Nesër do të ishte mirë të shënojmë dhe të mos pranojmë gol. Do ta zhvillojmë ndeshjen e parë nga dy kundër një skuadre të madhe. T’i eliminojmë do të jetë diçka e madhe sepse janë favorit në Ligën e Kampionëve”.

“Tifozët duhet të jenë me ne, ky ekip është duke bërë diçka të madhe”. “Cardiff? Nuk mendojmë për hakmarrje, por ta tregojmë zhvillimin e ekipit”.
“Mario Mandzukic dhe Alex Sandro janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit”.

“Në vend të Miralem Pjanic do të luajë Claudio Marchisio ose Rodrigo Bentancur. Ende nuk kam vendosur as mes Daniele Ruganit dhe Andrea Barzaglit”.

“Paulo Dybala do ta zhvillojë një ndeshje të mirë sepse është në formë dhe është zhvilluar shumë edhe në mentalitet”, ka thënë Allegri, shkruan tg.

Juventusi e pret në shtëpi Real Madridin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në çerekfinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb