“Dybala do të luaj kundër Inter”. Max Allegri, trajneri i Juves, ka folur në konferencë për shtyp përpara sfidës me Inter duke u ndalur më pas te mungesa e rinovimit me sulmuesin argjentinas:

“Me shoqërinë jemi në të njëjtën linjë, mbi gjithçka. Inter? Është e vështirë të flasësh për favoritë, sigurisht Inter, por në garën për titull janë edhe ekipe si Napoli e Milan ndërsa ne duhet të përqendrohemi për të blinduar vendin e katërt, gjithsesi do të provojmë të mposhtim kampionët në fuqi”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp.

Allegri
Allegri

Juventus-Inter nuk është kurrë një sfidë si gjithë të tjerat, për këtë është i bindur edhe Simone Inzaghi: “Sfida me Juven është gjithnjë e rëndësishme, por këtë herë është sfida e duhur për ti dërguar një sinjal të gjithëve. Pres rezultat.

Inzaghi
Inzaghi

E ardhmja ime? Unë varem nga rezultatet. Jam shumë krenar për zgjedhjen që bëra në qershor dhe për skuadrën që trashëgova. Së bashku me stafin kemi bërë një punë shumë të mirë dhe jemi në garë për trofe, por kritikat nuk do të mungojnë kurrë”, u shpreh Inzaghi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb