Kualifikimi për në gjysmëfinalen e Europa League dhe rikthimi i 15 pikëve në Serie A bëjnë që trajneri Allegri të festojë për këtë mbrëmje magjike:
“Ishte një natë shumë e bukur, mbi të gjitha për kalimin e turit. Në fund vuajtëm pak, edhe pse në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Sollëm në shtëpi këtë rezultat të bukur, por tani është koha të mendojmë për Serie A. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar tre humbje, tani duhet të rikthehemi të fitojmë dhe të blindojmë prezencën tonë në katër vendet e para në kampionat.

Në gjysmëfinale gjejmë Sevilla-n e jo Man.United? Për të qenë i sinqertë mendoja se do të kalonte më tej Sevilla, ata janë një skuadër e fortë që luajnë mirë me topin, gjithashtu kanë fituar disa herë Europa League”, u shpreh Allegri duke u ndalur në fund te rikthimi i pikëve në Serie A:

“Klasifikimi na kushtëzonte pak, por tani jemi rikthyer me kohë të plotë, me mëndje në kampionat”, theksoi trajneri i Juves pas ndeshjes.
(BalkanWeb)