Ka ende shumë variante, disa objektiva në valle, për të dalë në një përfundim të saktë për këtë sezon të Juves, por mbi të gjitha për të projektuar të ardhmen. Matematikisht, “Zonja e Vjetër” ka ende shanse për të siguruar një vend në Evropë nga Serie A, janë ende në garë në Kupën e Italisë, ndërsa siguruan edhe një biletë për në fazën e 1/8 në Europa League. Pavarësish se si përfundon ky sezon, Juve është e detyruar të programojë sezonin e ri, ku sipas La Gazzetta dello Sport janë dy pika fikse:

Laaaaaaaa
Laaaaaaaa

Max Allegri do të jetë trajner, ndërsa Angel Di Maria ylli i ri i ekipit, do të jetë ai qendra e projektit. Kërkesa e parë e Allegri-t ndaj stafit drejtues do të jetë rinovimi i kontratës me Di Maria-n, kampioni i botës i vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Nantes se çfarë është i aftë të bëjë kur është në formën e tij më të mirë.

Angel Di Maria
Angel Di Maria

Sipas La Gazzetta dello Sport, në ditët në vijim është programuar një takim ndërmjet drejtuesve të Juves dhe përfaqësueseve të Di Maria-s për të diskutuar rinovimin e kontratës, aktualja përfundon në fund të këtij sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb