Tashmë është zyrtare, mbrojtësi Mehdi Demiral është futbollisti më i ri i Atalantës. 23-vjeçari erdhi në vitin 2019 te Juvja si një përforcim me bujë, por një dëmtim i kushtëzoi rolin e titullarit me bardhezinjtë.

Me ardhjen e Max Allegrit në pankinën e Juves, shanset për një vend titullari për Demiral u zvogëluan nisur dhe nga paraqitja e dobët me Turqinë në Europian.

23-vjeçari do të huazohet për 1 vite tek Atalanta, dhe zikaltrit do të vendosin nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubit zikaltër që e sheh Demiral si zëvendësues të Romeros, i cili me shumë mundësi do të largohet drejt Anglisë te Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb