Nuk mund të mos jetë i lumtur Max Allegri, trajneri i Juventusit pas kualifikimit në 1/8 të Europa League (Eleminuan Nantes).

“Mendoj se duhet shumë respekt për këtë kompeticion, ka skuadra me vlera të shkëlqyera, të fitosh në Evropë nuk është e lehtë, ne kemi për detyrë të përpiqemi të fitojmë, të arrijmë në fund të Ligës së Evropës, ashtu siç e kemi detyrën.

“Përveç Napolit, që po bën një ligë të vetEn, mendoj se skuadra po ecën mirë. Bëmë një gabim në Champions League, u eliminuam nga një Benficë që gjithsesi është një ekip i rëndësishëm dhe duhet ta pranojmë këtë. Por ne kemi 47 pikë në kampionat, pavarësisht heqjes së pikëve, kështu që skuadra është në të njëjtin nivel me Interin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb