Juventus do të luajë nesër ndeshjen ndaj Fiorentinës. Bardhezinjtë kanë fituar 0-1 në Firence në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës dhe të mërkurën pritet një betejë e vërtetë. Fakti se do të do jetë ndeshje e vështirë, këtë e pranon edhe vetë trajneri i Zonjës së Vjetër, Massimiliano Allegri.

“Ndeshje e vështirë, ata po kalojnë një moment të madh të formës dhe po bëjnë një sezon të mrekullueshëm. Italiano po konfirmon gjërat e mira të bëra me Spezian.

Nesër do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Nuk e di kush do luajë. 1-0 ndryshon pak, fituan ne Napoli, luajtën një ndeshje fantastike me Interin, nesër do jetë ndeshje tjetër dhe ne kemi avantazhin prej dy nga tre rezultate. Nuk na bën të kthejmë sezonin, ndeshja e nesërme mund të na bëjë të luajmë finalen që mbetet një objektiv i mirë. Te Juventus jemi gjithmonë nën presion, duhet të mësohemi dhe duhet të jetojmë me të” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb