Massimiliano Allegri ka vendosur të qëndrojë për disa kohë larg nga futbolli pas largimit nga kampionët e Serie A. Ish trajneri i Juventusit tha se ai është detyruar të marrë një vit pushim pasi nuk ka marrë asnjë ofertë.

Rrugët e Allegrit dhe Juves u ndanë pas titullit të tetë të njëpasnjëshëm në Serie A në 2018-19 dhe i pesti nën udhëheqjen e strategut italian. 51-vjeçari ka qenë i lidhur me gjigantët e Premier ligës, Chelsea.

“Vendimi im ishte edhe më i lehtë nga ç’prisja meqë nuk kam marrë asnjë ofertë nga asnjë ekip”, tha Allegri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb