Transferta në Reggio Emilia ndaj Sassuolos gjithmonë ka rezultuar e vështirë për Juventusin. Në prag të këtij takimi, ka folur për mediat trajneri i bardhezinjve, Max Allegri.

“Këtë vit kemi një synim tjetër që është të përmirësojmë pozitën e vitit të kaluar sa i përket tabelës. Për momentin jemi mirë, por ka 27 pikë në dispozicion dhe ka ende shumë për të bërë.

Le të mendojmë për nesër dhe të marrim pikë kundër Sassuolos, pastaj të enjten do të shkojmë të luajmë në Lisbonë. Ne duhet të luajmë edhe më shumë ndeshje nëse arrijmë në gjysmëfinale të Europa League dhe në finale të Coppa Italia.”

Paredes është fizikisht mirë, ai është gati për të luajtur. Pogba ende jo. Szczesny nëse është i qetë mund të vijë me ne por në stol. Na duhet një ditë rikuperimi dhe pushimi, Perin është në gjëndje të shkëlqyer” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: