Juventus pret në shtëpi Sportingun të enjten, në kuadër të çerekfinales së parë të Europa League. Në prag të këtij takimi, ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri.

“Në 11 ndeshje e fundit, Sportingu ka fituar 7 dhe ka barazuar 4. Ka fuqi dhe teknikë. Në vitin 2021 ka fituar titullin në Portugali pas 19 vitesh dhe ne duhet ta respektojmë. E dimë që nesër do të jetë hapi jonë i parë i rëndësishëm për të kërkuar më pas kalimin e turit në Lisbonë.”

“Alex Sandro dhe Vlahovic do të jenë në dispozicion. De Sciglion shpresoj ta kem për sfidën ndaj Sassuolos. Dusan do të jetë në dispozicionin tonë dhe mund të luajë 90 minuta. Pogba do të grumbullohet për të luajtur nesër. Një fakt i rëndësishëm është se ka bërë disa stërvitje me skuadrën pa asnjë ndalesë. Skuadra është e qetë. Ndonjëherë ndodhin gjëra në fushë dhe skuadra reagon. Edhe ne kemi gjak në vena dhe jo ujë. Kjo gjë nuk e justifikon atë që ka ndodhur në ndeshjen ndaj Interit. Në Itali shpesh sjelljet dhe fjalët e gabuara marrin vëmendjen kryesore. I pari që ndihet i keqardhur është Cuadrado.”

Sportingu- “Do të ishim të çmendur nëse do të nënvlerësonim Sportingun. Ata kanë eliminuar Arsenalin. Në raport me vitin 2017 skuadra ka më shumë eksperiencë, më shumë teknikë dhe forcë. Është një çerekfinale e Europa League dhe në Europë të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Synimi- “Të fitosh një kompeticion është shumë e vështirë. Është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme. Europa League është një kompeticion i rëndësishëm me skuadra të forta. Të rikthehemi për të luajtur një finale do të ishte një sukses i bukur. Fillimisht mungojnë edhe katër ndeshje, kështu që t’i marrim një nga një”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: