Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka këshilluar Paul Pogban që të mos largohet nga klubi, sepse duhet të zhvillohet ende si lojtar. 22-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga top-klubet evropiane si Barcelona, Real Madridi, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini, mirëpo trajneri i tij dëshiron ta mbajë atë.

“Klubi nuk ka nevojë ta shesë Pogban. Gjithçka varet nga ajo se çfarë dëshiron lojtari, por unë kam biseduar më të dhe jam ndarë i kënaqur. Ai është i ri dhe ende duhet të qëndrojë te Juve për t’u zhvilluar. Është më lehtë të rritesh në një mjedis si ky dhe ai ka shumë vite përpara vetes”.

“Juve është klub i madh dhe është në të njëjtin nivel me klubet tjera evropiane. Ai këtu mund ta gjejë motivimin e duhur për ta pasur edhe një sezon të mirë”, ka shtuar ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: