Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores 2-0 kundër Lazio-s në Torino është shprehur: “Ka qenë një ndeshje e ndryshme në krahasim me atë të luajtur në Verona. Jemi nxituar në fillim dhe ekzistonte rreziku që të ndikoheshim nga entuziazmi i madh i krijuar për ndeshjen e parë të Ronaldo-s në shtëpi.”

Më pas numri 1 i bardhezinjve shton: “Duhej të tregoheshim më të duruar. Nuk është e lehtë të luash mes reparteve të kundërshtarit pa Dybala, por kemi bërë mirë, duke mos i lejuar shumë hapësira kundërshtarit. Forma po përmirësohet, kemi fituar përballjen e parë direkte”, ka vazhduar ish-trajneri i Milan.

Në fund Allegri flet për Cristiano Ronaldo-n, lojtarin e blerë për 100 mln euro por që nuk ka gjetur akoma golin.

“Ai, Dybala dhe Douglas Costa bëjnë vertikalizime. Khedira dhe Matuidi bëjnë presing dhe luajnë në një mënyrë të ndryshme. Cristiano është shumë i zgjuar, e kupton që këtu është ndryshe në krahasim me në Spanjë. Ka punuar shumë mirë në fazën mbrojtëse, presim të gjithë golin.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb