Massimilano Allegri nuk fshihet më, pas një sezoni të dështuar në çdo aspekt, zero tituj, Juve ka ndezur motorët. Tekniku bardhezi ka disa arsye për të buzëqeshur, në Torino kanë zbarkuar emra të rëndësishëm si Di Maria e Pogba, lojtarë ekspert, ndërsa në janar u afrua një gjigand si Vlahovic. “Zonja e Vjetër” do të fluturojë drejt Amerikës për fazën përgatitore, por në Torino do të qëndrojnë Chiesa dhe Kaio Jorge, nuk janë grumbulluar për shkak të dëmtimeve.

Pogba
Pogba

Në daljen e tij të parë për mediat, Max Allegri vlerësojë dy afrimet e fundit, Di Maria dhe Pogba: “Janë dy lojtarë me teknike të rëndësishme, e rrisin ndjeshëm nivelin, përmirësojnë cilësinë në skuadër. Jam shumë i lumtur që janë bashkuar me ne. Pogba ka ardhur në mënyrën e duhur, i vendosur, me dëshirë. Vitet e fundit nuk ka luajtur në nivele të larta, për këtë arsye u rikthye në shtëpi.

De Ligt
De Ligt

De Ligt? Siç dhe e dini, ka pasur një takim me Bayern, por për momentin mbetet një lojtar i Juves, po stërvitet mirë. Merkato është e hapur deri më 31 gusht, deri atëherë mund të ndodh çdo gjë. Nëse vendos të largohet atëherë do ta zëvendësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb