Me Mauricion Pochettinon thuajse të larguar nga PSG, drejtuesit e klubit francez janë në kërkim të një trajneri që t’i cojë drejt një triumfi në Evropë.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai Massimilliano Allegrit, i cili është nën kontratë me Juventusin, me bardhezinjtë që i kanë besuar vazhdimësinë deri në përfundim të kontratës, që përfundon në 2025.

Megjithatë, mediat franceze kanë aluduar jo pak, Allegri po pushon në Montecarlo dhe aty është takuar me mikun e tij të vjetër Luis Campos, i cili prej disa ditësh është i plotfuqishëm i merkatos së PSG-së. Megjithatë, thashethemeve u është përgjigjur vetë Allegri me një fjali: Do të qëndroj te Juve!

Vëmendja kryesore në kampin bardhezi duket se është te Paul Pogba. Drejtuesit bardhezinj pritën gjashtë vjet për t’u takuar përsëri, por duket se do të presin deri në fillim të korrikut, kur e gjithë paketa do të arrijë me një goditje: njoftimi, ekzaminimet mjekësore, firma, prezantimi dhe seanca e parë stërvitore.

Duket se nuk ka dilema, mesfushori francez do të rikthehet me skuadrën që fitoi tituj në Serie A nën drejtimin e Allegrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb