Max Allegri e përgëzoi Atalantën për fitoren 3-0 ndaj ekipit të tij në ndeshjen e vlefshme për Kupës e Italisë.

Alegri u  shpreh se nuk ka vend për panik apo alarm te ekipi i tij, pasi do të ishte një çmendur të mendohej se do i fitonin të gjitha ndeshjet gjatë sezonit.

“Është zhgënjyese për ne që u eliminuan, por do të ishte çmenduri të mendonim se Juventusi mund të fitonte çdo ndeshje këtë sezon”.

“Unë nuk e shoh atë zile alarmi për t’u shqetësuar, sepse është e pamundur të fitosh çdo ndeshje. Kemi dashur ta fitojmë Kupën e Italisë për herë të pestë me radhë, por Atalanta ishte shumë fizike dhe agresive, kështu që urime për ta”.

Arbitri? E përgëzoj, bëri një ndeshje të mirë. Përjashtimi im ishte i drejtë, isha shumë nervoz” – deklaroi Alegri pas eliminimit nga Atalanta.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: