“Duan dhe të luajnë tek Juventus”, kjo frazë e thënë nga Massimiliano Allegri gjatë ndeshjes me Milan po bën xhiron në rrjetet sociale. Tekniku i “Zonjës së Vjetër” dukej i tërbuar, duke iu referuar lojtarëve të hedhur në fushë si zëvendësues, Kean, Chiesa dhe Kulusevski. Në fakt Allegri e pranoi edhe në konferencë për shtyp se kishte gabuar me zëvendësimet, të tre lojtarët nuk patën asnjë imapkt në fushën e lojës.

Allegri
Allegri

Nuk bëhet fjalë për lojtarë të radhës apo pa peshë, por për tre lojtarë që konsiderohen si e ardhmja e ekipit, apo pjesë e boshtit kryesor. Të tre lojtarët duhet të bëjnë diçka më shumë për t’u konfirmuar edhe një herë tek Juventus.

Një temë më vetë është ajo e Chiesas, xholi më i rëndësishëm i Roberto Mancinit në kombëtare por me Juven është thjesht hija e emrit të tij. Tensioni në shtëpinë e Juves sa vjen e shtohet, të mërkurën luajnë në transfertë përballë Spezias, çdo rezultat tjetër përveç fitores vetëm sa të shtonte presionin mbi trajnerin dhe stafin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb