Mesfushori i talentuar Dele Alli duket se nuk është më në llogaritë e Mourinho për sezonin e ri.

Anglezi në dy sfidat e para të Totenham ka luajtur vetëm 45 minuta, teksa theksohet se nuk u grumbullua në transfertën e Southampton.
Tekniku portugez, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se tek Totenham tashmë ka shumë lojtarë, dhe Alli është një ndër të cilët po e ndjen.

Mourinho njihet për ‘djegien’ e lojtarëve, por Alli ka kontratë deri më 2024.

Megjithatë, sipas mediave britanike, PSG ka filluar interesimin për mesfushorin. Parizienët duket se kanë rastin e artë, që me pëlqimin e vetë Alli, të afrojnë një talent anglez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb