Emisioni “Vila24” i moderur nga Brunilda Lahe nisi sot rubrikën më të re “Përtej kufijve” ku personazhe të ndryshme që jetojnë jashtë vendit flasin për hapat e suksesit të tyre.

Alma Gashi, bukuroshja nga Shkodra ishte e intervistuara e parë përmes “Skype”. Ajo tregoi se si kishte mundur të realizonte ëndrrën e saj për t’u bërë modele në SHBA në moshën 38-vjeçare, jo shumë e zakontë mes kritereve të përzgjedhjes.

Gashi e kënaqur më arritjet, tregon si mundi të futet në tregun e modelingut, ku shprehet se në Itali të pyesin se sa vjeç je, ndërsa në SHBA të pyesin se çfarë di të bësh. Alma është nënë e dy fëmijëve adoleshentë, madje është i biri ai që e ndihmon të bëjë aplikimet e ndryshme për punë. Gashi ka jetuar më parë në Itali, ndërsa SHBA i dhanë mundësinë për të qenë ajo që kishte dëshiruar gjithmonë për jetën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb