Almeda Abazi, ish Miss Shqipëria, e cila jeton në Stamboll, prej disa muajsh ka qëndruar në Tiranë ku ka marrë pjesë në drejtimin e ‘Dancing With the Stars’.

Në finale bukuroshes i është bashkuar dhe bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman.

Ditë më parë ajo dhe Tolgahan kanë bërë një dhuratë për qytetin e saj, Tiranën. Çifti ka mbjell një pemë dhe emrat e tyre janë vendosur pranë saj. Almeda ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me një shkrim vërtet emocionues.

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime pafund. Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA. Faleminderit.”

Në kryeqytet është kthyer në traditë mbjellja e një pemë dhe gjelbërim nga personazhe të njohur të ekranit.
(da.xha/BalkanWeb)
-640-0-5b1bd890edc6a

-640-0-5b1bd874e6d76

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb