TURQI

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilët së shpejti do të bëhen edhe prindër për herë të dytë.
Por shtazënia e dytë e ka bërë më të ëmbël dhe më romantike bukuroshen shqiptare.

Ish-Miss Shqipëria ka ndarë një foto të një luani dhe luaneshe në llogarinë e saj mbështetur tek njëri-tjetrit, shoqëruar me etiketimin tek Tolgahan. “Ne”, ka shkruar Almeda poshtë fotos.

Ndërsa aktori turk ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht dhe në gjuhën shqipe.

“Po”, ka shkruar Sayisman duke marrë vëmendjen, si gjithmonë, sa herë që shkruan ndonjë fjalë në shqip dhe lumturon të gjithë fansat shqiptar të çiftit.
Këto duhet të jenë ditët më të ëmbla për dyshen, që pasohen nga dedikime plot dashuri teksa presin të vijë në jetë fëmija i tyre i dytë pas Efehan, i cili tani është 1 vjeç e gjysmë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: