TURQI

Rreth një javë më parë aktorja Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, kanë mirëpritur një vajzë të quajtur, Alina.

Edhe pse me disa ditë vonesë, ja tek e keni foton e parë të Almedës me beben e saj në krah. Tolgahan ndau i pari foto me vajzën, e tani erdhi momenti Almedës që, sigurisht ndau momentin më special me fansat e saj.

Ajo i uron mirëseardhjen së voglës që e priti me padurim. Tolgahan sigurisht është pjesë e fotos, ama imazhin e së voglës nuk e kemi parë ende të qartë. Çifti morën urime të shumta nga miqtë dhe fansat e shumtë që numërojnë në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb